17 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Arrestohet “Konti i Zi”, pasardhësi i Papës me një të kaluar plot mister dhe krime

 

I pasur, pinjoll i një prej familjeve më aristokrate italiane, pasardhës i një pape. Por kjo nuk e ka penguar Ranieri Adami Piccolominin të cilësohet nga të gjithë, në Romë, si “konti i zi”.

Një histori, ajo e tij, që më shumë se me madhështinë e pushtetit dhe të dhjetëra pallateve historike dhe kështjellave që mbajnë emrin e familjes së tij, i ngjan skenarit të një filmi thriller.

Konti 48 vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga forcat e ligjit italiane pasi iu gjet një pistoletë dhe tre karikatorë në trup teksa po shëtiste në Trastevere, një nga zonat më të populluara nga jeta e natës së kryeqytetit italian.

Policia u angazhua në masë nga sinjalizimi i motrës së Ranierit të tmerrshëm, që denoncoi vëllain që kishte vjedhur armën e babait. Duke ditur të kaluarën e tij, policia me të drejtë u alarmua.

Në vitin 2013, në të njëjtin vend, një pensionist 75-vjeçar pothuajse humbi jetën nga plagët që Piccolomini i dha me një armë të ftohtë, një “yll” katër cepash i përdorur nga ninxhat në Japoni. Pak minuta, më parë, edhe një person tjetër ishte sulmuar, për arsye krejtësisht të panjohura. Ndoshta, thjesht për lojë.

Por e kaluara e tij është edhe më e errët. Emri i aristokratit problematik del edhe si një nga të dyshuarit në një vrasje të ndodhur në 1996 në Viterbo, qytezë afër Romës ku banonte më parë. Një i ri 22 vjeçar, Paolo Segatori, u gjet i vdekur nga plagë arme të ftohtë. Piccolomini u akuzua, madje u arrestua fillimisht por më pas u gjykua si i pafajshëm. Por pasioni i tij patologjik për armët, i shtojnë dyshimet mbi “kontin e zi”, pasardhësin e papës Pio II, një nga papat më të rëndësishëm të kishës katolike.

Më Shumë

Pas 24 vitesh, Scorpions dhurojnë spektakël në sheshin “Skënderbej”

Pas 24 vitesh mungesë, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, rikthehen në Tiranë, duke dhuruar një nga netët më të paharrueshme muzikore që ka përjetuar...

Rruga që lidhë fshatrat e Prizrenit me Mamushën, sfidë për banorët

Vetëm disa metra rrugë që lidhin disa fshatra të Prizrenit me Komunën e Mamushës sfidojnë banorët e dy anëve për një komunikim më të...

Lajmet e Fundit