4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Arrestohet Mentor Bellaqa nga Prizreni, dyshohet për terrorizëm në Kosovë

Pesë persona janë arrestuar sot në Kosovë pasi të njëjtit dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar emrat e katër prej të arrestuarve sot nga policia.

Ardian Gjuraj nga qyteti i Pejës i cili ishte arrestuar më 12 dhjetor 2015 në Gaziantep të Turqisë duke shkuar për në Turqi, dhe ishte akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm.

Mentor Bellaqa, 36-vjeçar nga qyteti i Prizrenit i cili ka qenë i arrestuar në vitin 2014 për terrorizëm, si një nga të dyshuarit që kanë qenë pjesë e luftës në Siri.

Personi tjetër i arrestuar është Ergim Syla dhe tjetri Nehrudin Skenderi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe tekstiProkuroria Speciale ka njoftuar sot se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së”.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lajmet e Fundit