13.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Haskuka: Turizmin e kemi prioritet dhe do ta kemi gjithmonë

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherit kandidat për një tjetër mandat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka zotohet për investime në turizëm, të cilat sipas tij do ndikojnë në ruajtje të ambientit por edhe në shtim të vendeve të punës.

Haskuka i cili po synon mandatin e dytë thotë se në vitet e ardhshme do të punojë më shumë në promovimin e Prizrenit si qendër tregtare.

“Turizmin e kemi prioritet dhe do ta kemi gjithmonë sepse siç thash turizmi përveç mbrojtjes së natyrës krijon edhe vende pune. Në atë aspekt, do të vazhdojmë këtu sepse kemi nevojë me e mbrojt vlerën e natyrës që e kemi si Prizren dhe Kosovë, në të njëjtën kohë edhe për t’i punësuar të rinjtë… Në mandatin e ardhshëm ne do të punojmë pak më shumë edhe në promovimin e Prizrenit si qendër tregtare”, theksoi ai.

Kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se tashmë kanë rregulluar hapësira rekreative për qytetarët e kësaj ane.

Ai përmendi edhe shtëpinë malore dhe hapësirat e rregulluara në Kopanovoda siç njihet gjerësisht në Prizren për ta shndërruar në një hapësirë ideal për të kaluar ditën.

“Shtëpia malore në Kopanavodë është vendi ku tradicionalisht bjeshkatarët e Prizrenit kanë organizuar aktivitete e ecje në natyrë. Është një pjesë shumë e bukur e Bjeshkëve të Sharrit. Sot kemi pasur aktivitetin që kemi përuruar rregullimin e vendpikniqeve për qytetarë, ulëset, tavolinat, skarat e kontrolluara që të mos ketë raste të zjarrit. E kemi rregulluar që veturat të mos hyjnë në këtë pjesë, ju e patë që rruga është vetëm për veturat që janë për teren… Ne kemi biseduar më bjeshkatarët, edhe ata janë që të mos rregullohet mirë rruga sepse mbetet pjesë e atraksionit edhe rruga”, thotë ai.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se synim i tij për mandatin e ardhshëm mbetet ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit i turizmit malor dhe rural.

“Ne kemi identifikuar dy gjëra që duhet të bëjmë në Prizren, ruajtja dhe rregullimi i trashëgimisë kulturore dhe e dyta,zhvillimi i atraksioneve tjera retrokreative turistike, qoftë malore apo rurale. Në këto dy projekte kemi pasur shumë projekte të vogla. Në vendpikniqe kemi krijuar edhe tetë vende të reja, kemi investuar edhe në të vjetrat që kanë qenë. Po ashtu, kemi rregulluar edhe rrugën për çiklizëm, nga çiklizmi normal që ka qenë në çiklizëm ‘doënhill’. Me shtigje të biçikletave, diku rreth 30 km i kemi bërë malore më shumë. Pastaj, në Kajak së bashku me shoqatën zvicerane Siwss Contact kemi ndihmuar krijimin e një OJQ-je, e cila jep shërbime të kajakut në Prizren, në Drinin e Bardhë. Pastaj, kemi krijuar vijën Ferrata, diku 680 metra. Via Ferrata është ngjitje në shkëmb, e cila është e siguruar dhe bëhet nën mbikëqyrjen e shoqatave të
bjeshkatarëve. Aty i paguhet një shumë shoqatës për pajisjet për ngjitje dhe për mirëmbajtjen dhe kujdesin gjatë ngjitjes. Përpos kësaj, kemi investuar edhe në ndriçimin e monumenteve historike, restaurimin e tyre. Jemi munduar maksimalisht që
këto dy fusha të turizmit t’i zhvillojmë sa më shumë”, theksoi Haskuka.

Me qëllim të zhvillimit të turizmit në komunën e Prizrenit, kandidati për të parin e Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se ka ndihmuar edhe shumë hotelierë për të marrë pjesë në panaire jashtë Kosovës për të prezantuar ofertën turistike të Prizrenit.-/KosovaPress

Më Shumë

Malishevë/ Paditësi thotë se kur ishte duke e lavruar arën, erdhi i padituri dhe i tha se tokën e ka blerë nga djali i...

Paditësi Sali Hoti deklaroi se teksa ishte duke lavruar arën, ishte afruar këtu i padituri Arton Hoti, i cili i kishte thënë se tokën...

Quni: Neve nuk do të na teprojnë milionat sepse do t’i përdorim për investime

Kandidati për komunën e Prizrenit nga radhët e LDK-së, Annton Quni, ka publikuar një video duke paraqitur planet e tij për Prizrenin, nëse iu...

Arrestohet një mjek specialist i biokimisë në Prizren, dyshohet se falsifikoi testet për COVID

Një mjek specialist i biokimisë në Prizren është arrestuar të enjten nën dyshimin se në laboratorin e tij biokimik kishte lëshuar teste false për...

Lajm fantastik: Shkencëtarët në Britani i japin goditje fatale sëmundjes së kancerit

Kombinimi i ilaçeve të imunoterapisë mund të sigurojë një trajtim më efektiv dhe me më pak efekte anësore sesa kimioterapia Një trajtim i ri i...

Dy derbi në mesjavë

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll. Takim shumë interesant do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe...

Murati zgjeron skemën për aplikim shtesash për fëmijë, fut në listë ata që janë lindur nga viti 2015

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se kanë zgjeruar skemën për t’i dhënë shtesa fëmijëve, duke lejuar që të gjithë ata...

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës që të përgjigjen nëse mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen...

Të dua në dhjetë të mëngjesit

Poezi nga Jaime Sabines Përkthyer në shqip nga Orjela Stafasani Të dua në dhjetë të mëngjesit, edhe në njëmbëdhjetë dhe në dymbëdhjetë të ditës. Të dua me gjithë...

Haxhi Avdyli komenton foton ku shihet bashkë me Hashim Thaçin

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli e ka mohuar se ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës përkundër se i është...

Newcastle e dëshiron Zidanen

Newcastle United është duke menduar seriozisht për zëvendësimin e trajnerit aktual, Steve Bruce. Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier Ligës së fundmi, po mendojnë...

Mot me shi dhe borë për dy ditët e ardhshme

Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me shi dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë të jenë. Instituti Hidrometeorologjik i...

Krahë për krahë në Betejën e Koshares, kundërshtarë politikë në zgjedhjet e 17 tetorit

Rrustem Berisha, Anton Quni e Xhafer Gashi ishin komandantë të UÇK-së në Betëjën e Koshares, por në kohë paqeje ata synojnë të fitojnë garën...

Vetëm 10 raste me coronavirus brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar...

Milazim Lushaj: Prizreni e ka projektin për parking, për vite të tëra komuna po e mban në sirtar

Kandidati i pavarur në garë për të parin e Prizrenit, Milazim Lushaj ka kritikuar qeverisjen aktuale të kësaj komune për moszbatimin e projektit për...

Sondazhi për Prizrenin: Mytaher Haskuka prin me 40.33 përqind, Shaqir Totaj i dyti

Në Rubikon të Klankosovës, profesori Tomor Qela, ka prezantuar të dhënat e sondazhit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, njofton Klankosova.tv. Sipas këtyre rezultateve të...

Berisha në tubimin përmbyllës: Të gjithë qytetarët janë mishëruar me projektin ‘Shpresë për Prizren’

NISMA Socialdemokrate - Dega në Prizren, në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidati për...

Lajmet e Fundit