Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për armë dhe kokainë

Një person është arrestuar në Prizren pasi pas një kontrolle në veturën e tij i është gjetur droga e llojit kokainë.

“Pasi policia ndaluan për kontrolle një automjet të tipit Mercedes-Benz me targa vendore, gjetën në posedim të drejtuesit të automjetit substancë të dyshuar narkotike e llojit “kokainë”.”.

“Në lidhje më këto vepra penale të gjetura te i dyshimti, policia realizoj një bastisje edhe në shtëpinë e të dyshimtit ku gjetën armën ilegale të tipit pistoletë “SIG”, së bashku më një karikator me 38 fishek të kalibrit 9mm. Në kontrolle të hollësishëm zyrtarët policor gjeten gjithashtu monedha të falsifikuara, gjithsej 8 monedha ne vlerë 2 euro të metalit” thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit