12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Arrestohet një person në Rahovec për import të mishit me afat të skaduar

Një person është arrestuar në Rahovec për veprën “prodhimi dhe vënia në qarkullimi i artikujve të dëmshëm ushqimorë”, që ka të bëjë me mish pa afat.

Policia thotë se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, është arrestuar “pasi që i njëjti dyshohet se ka importuar një sasi të konsiderueshme të mishit me afat të skaduar”, raporton Koha.net.

“Gjatë kontrollit në fabrikën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e mishit të pulës me afat të skaduar. Njësitet policore janë asistuar nga AVUK, të cilët kanë asgjësuar mishin e konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, “Koha Ditore” raportoi të enjten se Policia e Kosovës, së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, kanë konfiskuar të martën në kompaninë “Euro Ida” nga Rahoveci afro 1.800 kilogramë mish pule me afat të skaduar.

Ishte po e njëjta kompani që kishte importuar në vitin 2016 mbi 60 mijë tonë mish nga Belgjika, 20 tonë prej të cilëve ishin konfiskuar po atë vit nga Dogana dhe ishin asgjësuar për shkak se përbënte rrezik për konsumatorët.

Bastisjen e kësaj kompanie dhe konfiskimin e mishit i ka konfirmuar për gazetën zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Më Shumë

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Lajmet e Fundit