10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Arrestohet për terrorizëm një 40–vjeçar në Lushnje

Përgatiteshin për t’u nisur drejt Sirisë për t’iu bashkuar xhihadistëve të Shtetit Islamik. Por ranë në prangat e policisë, gjatë një aksioni të gjerë anti-terrorizëm të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri.

Në mëngjes herët në fshatin Gërrmenj i Madh të Lushnjes u arrestua nga njësitë shqiptare të antiterrorit, Baki Çoku. Kërkesa për arrestimin e tij kishte ardhur nga autoritetet italiane, pasi Prokuroria e akuzon për krijim të organizatës kriminale, me qëllim kryerjen e akteve terroriste në Itali.

Familjarët e tij thanë se, Baki Çoku kishte komunikim të vazhdueshëm me nipin që ndodhet në Siri, prej Shtatorit të vitit të shkuar, por hodhën poshtë akuzat se ai kryente rekrutime xhihadistësh për në Siri.

Të arrestuar gjithsej janë 10 persona, mes tyre 5 shqiptarë, 4 italianë dhe një shtetas kanadez. Shumica e të arrestuarve janë pjesëtarë të dy familjeve, një shqiptare dhe një italiane, të lidhur mes tyre përmes një çifti, që prej vitit të kaluar jeton në territoret e Shtetit Islamik. Për këtë arsye edhe operacioni mban emrin e koduar “Martesa”.

Në pranga kanë rënë familjarë të shqiptarit Aldo Kobuzi, i cili është nipi i Baki Çokut, bashkëshorti i xhihadistes së famshme italiane Maria Xhulia Serxho. Kjo e fundit u bë e njohur në mediat italiane, si pjesëmarrëse në shumë emisione pas vendimit të saj për t’u konvertuar në fenë islame.

Gjatë aksionit të zhvilluar në Milano, forcat speciale italiane arrestuan disa të afërm të vajzës, mes të cilëve babain, nënën dhe motrën. /Tv Klan/

Më Shumë

Gjykata Supreme ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP),...

Roja lidhet për një pemë, 3 persona të armatosur futen në një kompani private në Rahovec

Një punëtor në një kompani private në Rahovec është lidhur për një peme në oborr, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të...

Lajmet e Fundit