8.2 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Zhur-Prizren

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur-Prizren, ku mbeti i vdekur një person ndërsa u lënduan dy të tjerë. Në të u përfshinë një veturë dhe një kamion.

I dyshuar për këtë rast është vozitësi i kamionit, i cili është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm.

Shoferi me inicialet B.K., dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë vozitësin e kamionit, përkatësisht personin me inicialet B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 370, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

Tutje, ajo ka shtuar se për të njëjtin, prokuroria brenda afateve ligjore do të vazhdojë me veprime të tjera hetimore.

Ndërsa, shefi i operativës së Policisë së Kosovës në njësinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu, ka deklaruar për Telegrafin se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas tij, viktima e aksidentit është pasagjeri i veturës./



Filloi ndërtimi i projektit “Park Residence”

Bëhu me banesë pranë Parkut të Qytetit
Përjetoni qetësin dhe rehatin pranë Lumbardhit
Lokacioni i përshtatshëm me lokale afariste përgjatë rrugës kryesore!

Më Shumë

355 familje të komuniteteve në Prizren përfitojnë ndihma dimërore nga komuna

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në Prizren ka përfunduar shpërndarjen e ndihmave dimërore për vitin 2025, duke siguruar dru për ngrohje si dhe...

Rahoveci humb në shtëpi

Rahoveci ka pësuar një humbje të rëndë në fushën e vet, duke u mposhtur 0-1 nga Vllaznia Pozheranit, në një duel vendimtar për ambiciet...

Lajmet e Fundit