Aksidenti në rrugën Zhur-Prizren, njëri nga të lënduarit në gjendje kritike

Njëri nga të lënduarit në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur-Prizren, është në gjendje kritike për jetën.

I njëjti është duke u trajtuar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe ka politraumë të rëndë.

Në aksidentin në fjalë i vdekur ka mbetur një person, ndërsa i lënduar edhe një tjetër, i cili po ashtu është dërguar në QKUK, por pritet të lirohet sot pasi ka lëndime më të lehta.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa.

“Dy pacientë të lënduar në aksidentin në rrugën Zhur-Prizren janë duke i trajtuar në klinikën tonë. Njëri nga ta ka lëndime më të lehta ndaj pritet të lirohet sot, ndërsa i lënduari tjetër është në gjendje kritike në reaminacion dhe ka politraumë të rëndë”.


Filloi ndërtimi i projektit “Park Residence”

Bëhu me banesë pranë Parkut të Qytetit
Përjetoni qetësin dhe rehatin pranë Lumbardhit
Lokacioni i përshtatshëm me lokale afariste përgjatë rrugës kryesore!

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit