18.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Arrestohet Visar Ymeri

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka arrestuar në banesën e tij kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin.

Sipas VV-së, Visar Ymeri është arrestuar edhe pse gëzon imunitet, si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Ai është dërguar me forcë në gjykatë, ku është i thirrur si dëshmitar”.

“Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit”.

“Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin””.

“Të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfshirë këtu kryetarin Visar Ymeri, shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca apo sekretarin organizativ Dardan Molliqaj, nuk janë njerëz që arratisen prej Kosovës për t’i ikur drejtësisë, siç bëjnë zyrtarët e lartë të partive në pushtet”.

“Të gjithë ne jemi të arrestueshëm, ndryshe nga kriminelët dhe multimilionerët e PDK-së dhe LDK-së që janë të paprekshëm. Por nuk do të vijmë vetë në gjyqet politike të urdhëruara nga pushteti. Do të vazhdojmë rezistencën deri sa ta shpërfaqim krejt dhunën policore dhe shumëstandartësinë gjyqësore të këtij pushteti me karakteristika totalitare”, thuhet në një reagim të VV-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fillon kursi “KOMEK” për gratë dhe vajzat e Prizrenit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik nw Prizren ka filluar kursin "KOMEK", i cili ofron mundësi të reja për aftësim në zanate dhe punime...

Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

  2 mijë e 535 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas statistikave të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur...

Lajmet e Fundit