Artan Abrashi, kandidat për kryesues të Kuvendit të Prizrenit

Artan Abrashi do të jetë kandidat për kryesues të Kuvendit të Prizrenit.

Ai, për këtë post, ka marrë mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Abrashi është kryetar i  VV-së në Prizren, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale,  ka qenë bartës i listës zgjedhor.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se propozimi për Abrashin është mirëpritur edhe nga subjektet e tjera politike.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka,ka premtuar ndërkaq se Ekzekutivi dhe legjislativi do te kompletohen në janar të vitit të ardhshëm. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë, AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë...

Lajmet e Fundit