Haradinaj kërkon takim urgjent me Këshillin për Siguri në Komunikacion për aksidentet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përgjatë zhvillimit të sotëm të mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës , ka shfaqur reagimin e tij për numrin e madh të aksidenteve në vend.

Pikërisht në pikën e dytë të rendit të ditës, kryeministri Haradinaj kërkoi nga Këshilli Kombëtar për Siguri në Komunikacion që të mobilizohen dhe të takohen me urgjencë, për të diskutuar rreth numrit të madh të aksidenteve në komunikacion. Me këtë rast, kryeministri apeloi te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Duhet shtuar se edhe në konferencën e fundvitit nga Policia e Kosovës, është bërë e ditur se sfida më e madhe për këtë vit kanë qenë pikërisht numri i madh i aksidenteve në trafik, shkruan Indeksonline.

Mbledhja e sotme, ishte e 22-ta me radhë nga Qeveria e Kosovës, ku janë shqyrtuar dhe miratuar projektligji, rregullore dhe vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese ligjore.

Më Shumë

Aleanca në Prizren viziton OVL-UÇK-në, zotohet për mbështetje të vazhdueshme

Kryetari i Degës së Aleancës në Prizren dhe kandidat për deputet, Sejdi Bellanica, së bashku me kandidatët për deputet dhe anëtarë të kryesisë, kanë...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Lajmet e Fundit