8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Artan Abrashi: Veturat e Komunës së Prizrenit po shfrytëzohen nga persona të paautorizuar

Asambleisti i VV-së, Artan Arbrashi, në Kuvendin Komunal të Prizrenit ka ngritur një çështje që po prekë pjesën më të madhe të qytetit të Prizrenit, ai ka folur për problemin e reduktimeve të ujit.

“Sipas informacioneve që kam, banorët e lagjes Tusuz po përgatisin një peticion kundër reduktimeve të ujit të pijshëm, drejtuar Kuvendit Komunal”, ka thënë Abrashi.

“Është e pakuptimtë të ketë reduktime gjatë kësaj periudhe të vitit, pasi që ka kaluar sezona e ngarkuar e verës”, vazhdoi më tej Abrashi.

Poashtu Artan Abrashi ka kërkuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa që t’i publikojë 10 firmat që janë borxhlinjët më të mëdhenjë të komunës, pasiqë sipas tij të shikohet puna e tenderave në mes të këtyre firmave dhe Komunës së Prizrenit.

Abrashi për fund ngriti edhe një çështje në lidhje me largimin e logove të komunës nga veturat zyrtare.

“Ka 6 muaj që veturat zyrtare po shëtiten pa logo të komunës, gjatë kësaj periudhe vërehet një shfrytëzim i pakontrolluar i këtyre veturave nga përfaqësues të komunës dhe persona të tjerë të paautorizuar”, përfundoi Abrashi./Megapress/

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Zafir Berisha uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Liria nuk guxon të negociohet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Në mesazhin e tij, ai...

Lajmet e Fundit