1.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Asambleistja e Nismës për Kosovën në Malishevë aderon në Vetëvendosje!

Asambleistja e Nismës për Kosovën në Kuvendin Komunal të Malishevës, Behije Sertolli, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt duke iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje!.

 Këtë njoftim ajo e ka bërë përmnes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ku ka publikuar edhe një fotografi me kryetarin e VV-së, Visar Ymeri.
Më poshtë postimi i plotë i asambleistes Sertolli:
Të dashur qytetarë,
Angazhimi im në jetën politike që nga fillimi ka qenë që të punojmë dhe japim kontributin për të ndryshuar gjendjen jo të mirë politike dhe shoqërore në Malishevë e më gjerë.
E përkushtuar për të qenë pjesë e organizimeve të tilla vite më parë iu pata bashkuar fillimisht IQM-së e pastaj Nismës për Kosovën si një përgjigje ndaj nevojës për ta ndryshuar gjendjen dhe për t’i ndalur politikat aspak progresive të PDK-së.
Për më tepër ne ftuam qytetarët që të na përkrahin në rrugëtimin tonë dhe vetëm me përkrahjen e tyre arritëm të krijojmë një realitet të ri politik në Malishevë, i cili duhej të ishte e kundërta e PDK-së.
Mirëpo, vendimi që Nisma të hyjë në koalicion me PDK-në ka krijuar me të drejtë pakënaqësi tek shumë anëtarë të Nismës por edhe tek qytetarë të tjerë, pasi që ky vendim është në kundërshtim të plotë me vet idenë dhe bazën mbi të cilën është themeluar Nisma.
Bashkimi me ata që mbahen si fajtorët kryesor për gjendjen në vend është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Malishevës dhe të Kosovës.
Andaj, me qëllim që të mbetem pranë qytetarëve të cilët më votuan që të ndjekë parimet e përfaqësimit të drejtë të tyre, nga sot aktiviteti im politik do të vazhdoj përkrah Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekti i vetëm politik i cili po tregon që përfaqëson drejtë vullnetin dhe interesin qytetar në vend.
Me respekt,
Behie Sertolli
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, people sitting and outdoor

 

Më Shumë

Policia shqiptoi 1708 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1708 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Nderohet jeta dhe vepra e mjekut Bajram Kryeziu

Sot, u  nderua jeta dhe vepra e Dr. Bajram Kryeziu, i cili ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF...

Lajmet e Fundit