17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Asamblisti i LDK-së përplaset me drejtorin e Haskukës – VIDEO

Përplasje fjalësh, ndemjet asamblistit Haziz Hodaj, dhe drejtorit të Arsimit Skender Susuri

Mbledhja e parë e vitit 2019 në Asamblenë Komunale Prizren ka filluar me ankesa, akuza e përplasje fjalësh ndërmjet asamblistëve dhe drejtorëve të qeverisë së Mytaher Haskukës.

Asamblisti nga radhët e LDK-së Haziz Hodaj, nga foltorja e Kuvendit ngriti si problem çështjen e shkollës në fshatin Gjonaj.

“Kam kërkuar që ajo shkollë të shpallet muze sepse është ndërtu që 5-6 vjet e nuk u funksionalizuar ende’, tha Hodaj.

Sipas tij është marrë vendim që shkolla e mesme të bartet në objektin e shkollës fillore, e kjo me qëllim për t`i afruar anëtarët e subjektit NISMA.

“Qani halle të partisë e jo të arsimit, përndryshe”, tha asamblisti nga LDK. Hodaj i drejtoi lutje kryetarit Haskuka, që në Gjonaj të ndërmerren veprime serioze e të fillohet nderimi i një objekti të ri shkollor, sepse është shumë i nevojshëm.

Asamblisti Hodaj shtoi se është i shqetësuar edhe për grevën e mësuesve që po zhvillohet tash e 3 javë.

“Është e dhimbshme me i zgju në mëngjes me u ballafaqu me fëmijën tënd”, tha ai.

Skender Susuri drejtori i Arsimit, ju kundërpërgjigj Hodajt të LDK-së se po bën politikë e jo t`i trajtojë problemet që ka arsimi.

”Sa për Haziz Hodajn,  po do ta bëjë këtë çështje politike, por unë prapë po mundohem me ia kthy një përgjigje”, tha Susuri.

Hodaj i reagoi drejtorit Susuri duke i thënë se: “Nuk ka nevojë me na dhanë përgjigje, por duhet me vepru e me rregullu atë problem”, dhe në shenjë revolte u largua nga mbledhja./kallxo.com/

Më Shumë

Mbi 7 mijë ulëse te stadiumi i Prizrenit

Ekipi i Lirisë dhe klubet tjera prizrenase që luajnë në stadiumin “Përparim Thaçi” mund të shpresojnë për shumë më shumë publik dhe cilësi në...

“Kobra” thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, i cili së bashku me katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e një të riu në lokalin...

Lajmet e Fundit