Asfaltohet rruga në lagjen e Muhaxherëve në Tërpezë

Rruga “Blerim Krasniqi” në lagjen e “Muhaxherëve” në fshatin Tërpezë të Komunës së Malishevës, është asfaltuar. Rruga e cila kishte filluar të rregullohet ditë më parë, tashmë ka përfunduar pjesa kryesore e ndërtimit të saj, përkatësisht asfaltimi.

Për këtë qëllim sot këtë lagje e kanë vizituar i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.

Begaj dhe Morina, janë njoftuar për asfaltimin e rrugës, ndërsa banorët e kësaj lagje i kanë uruar për rregullimin e rrugës, e cila ka rëndësi jetike për banorët, pasi ndihmon qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve.

“Ne e kemi për obligim që të gjithë qytetarëve të ju krijojmë kushte sa më të mira për jetesë, e sidomos në vendet apo fshatrat e thella, për të cilët asfaltimi i rrugës ka rëndësi jetike. Banorët e kësaj lagje e gëzofshin rrugën e re”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka thënë se “kjo rrugë me gjatësi prej 500 metrave, sikur edhe shumë rrugë dhe projekte tjera, janë pjesë e realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore në Komunën e Malishevës, dhe të gjitha këto mundësohen nga buxheti i Komunës së Malishevës”.

Më Shumë

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit