10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Asgjë Sikur Dielli do të performojë në “HardhFest”

Në kuadër të festivalit të vjeljes së rrushit në Rahovec, “HardhFest”, që do të mbahet më 5 e 6 shtator, do të interpretojë grupi i njohur kosovar i rokut alternativ, “Asgjë Sikur Dielli”.

Mbajtjen e këtij koncerti e kanë bërë të ditur organizatorët e festivalit dhe vet grupi gjithashtu nëpërmjet faqes së tyre në rrjetin social, Facebook.

“Jemi shumë të gëzuar që pas një kohe të gjatë po kthehemi në Rahovec, për të performuar në Hardh Fest”, thuhet në faqen e grupit Asgjë Sikur Dielli.

Në kuadër të festivalit “HardhFest” do të ketë koncerte rok, pop e DJ për 2 net radhazi me artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria e rajoni emrat e së cilëve pritet të bëheën të ditur së shpejti.

Më Shumë

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Lajmet e Fundit