Ashton nesër raporton për bisedimet Kosovë-Serbi

ashtonPërfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashto, në fillim të mbledhjes së Këshillit për çështje të përgjithshme para shefave të diplomacisë së vendeve të Bashkimit Europian do të paraqesë raportin e hollësishëm mbi përparimin e normalizimit të marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit, të ndërmjetësuar po prej saj. Sipas paralajmërimit, ajo do të propozojë edhe kornizën negociuese. Shefat e diplomacisë të vendeve të Bashkimit Europian gjatë takimit dyditësh, që do të nisë nesër, do të diskutojnë edhe rreth raportit mbi punën e EULEX-it në Kosovë, e po asht edhe rreth saktësimit të datës për fillimin e negociatave midis Serbisë e BE-së për asociimin e kësaj të dytës.

Mediet e Beogradit raportojnë me optimizëm se pavarësisht nga rrjedha e bisedimeve me Kosovës, Serbisë do t’i caktohet data e fillimit të negociatave për aderim në BE. Ato citojnë deklarat e kryenegociatorit serb, kryeministrit Ivica Daçiq, i cili shprehet se Serbia po e zbaton Marrëveshjen e Brukselit. “Raporti i Ashtonit s’mund të jetë ideal nëse nuk arrihet marrëveshja me Prishtinën rreth gjyqësorit në Kosovë, por nuk do të jetë negativ, meqë pala serbe nuk është fajtore për mungesën e marrëveshjes”, ka thënë Daçiq.

“Duke pasur parasysh implementimin e Marëveshjes së Brukselit, mund të presimn që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet më 20 dhjetor, që është më pak reale, por gjithsesi me 21 janar të vitit ë ardhshëm, citon Tanjug ministrin pa portofol të Qeverisë së Serbisë, Branko Ruzhiq.

Vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së zyrtarisht do të komunikohet të martën, por atë duhet ta konfirmojnë edhe shefat e shteteve anëtare të BE-=së, që do të mblidhen më 19 e 20 dhjetor në Bruksel në një takim rezimues për vitin 2013.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit