6.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Asllanaj: Shanset i kemi në raundin e dytë, qytetarët e kanë parë punën tonë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Sali Asllanaj ka thënë se është i lumtur me rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale edhe pse ka dalë i dyti me afro pesë për qind prapa kandidatit të AAK-së.

“Shanset tona janë në raundin e dytë sepse qytetarët e Therandës kanë parë punën tonë, por edhe të AAK-së në vitet 2009 – 2013”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Asllanaj ka përjashtuar mundësinë e ndonjë marrëveshjeje për raundin e dytë të zgjedhjeve – balotazhin.

“Kam deklaruar edhe më herët se nuk do të bëjmë marrëveshje por ju bëjmë ftesë qytetarëve që të na përkrahin nëse mendojnë se qeverisja jonë ka qenë e suksesshme”.

“Marrëveshjet bëhen për nevoja të liderëve politikë dhe jo në llogari të qytetarëve, prandaj do t’i ikim kësaj”, ka pohuar ai në Magazina Lokale.

“Qytetarët do të vlerësojnë punën e mirë që kemi bërë dhe jo premtimet e kota”.

Uji dhe kanalizimi

Asllanaj ka thënë se projekti për ujë është i kontraktuar për grumbullues të ujit dhe do të zgjidhet problemi i ujit.

“Janë objektiva që presin investime. Janë katër fshatra pa ujësjellës dhe kjo do të bëhet. Kapacitetet e ujit në Therandë janë dyfishë më të mëdha sesa shpenzimet”, ka shtuar ai.

“Kanalizimi është 30 për qind i instaluar nëpër vendbanime”.

“Ideja dhe koncepti ynë nga pika e parë është ndërtimi i impiantit për ujëra të zeza”, ka pohuar Asllanaj.

Arsimi dhe kultura

Asllanaj ka thënë se arsimi në komunën e Suharekës është i organizuar mjaftë mirë.

“Nuk ka vend për t’u krenuar dhe këtë na tregoi PISA. Prandaj arsimin e kemi bërë prioritet”.

“Gjithsesi mendoj se komuna ka kompetenca për të ndërhyrë në cilësinë në arsim. Janë ndërtuar shtatë shkolla të reja dhe tash na mbetet që t’i pajisim me kabinete. Kemi defekte qoftë nivel prindi, arsimtari dhe nxënësit por duhet ta ngrisim vetëdijen e funksionit të këtij trekëndëshi për ta rritur cilësinë”, ka shtuar ai.

Më tej Asllanaj ka thënë se në mungesë të parave dhe krizave pëson kultura, por tash ka mundësi të investohet.

“Kemi filluar me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe jemi ndër komunat ku ka më së shumti aktivitete kulturore.”.

“Nxënësit e Therandës janë më të mirët si në Universitetin e Prishtinës si nëpër universitet tjera dhe kjo tregon më së miri për cilësinë e arsimit në komunën tonë”.

“90 për qind e arsimtarëve e kryejnë punën si duhet, ata punojnë me mish e shpirt dhe ata nuk e meritojnë që të ofendohen”, ka thënë ai ndër të tjera.

Më Shumë

Vihet gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në Mamushë

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Kosovës, sot në Mamushë u vu gurthemeli...

Mes eliminimit dhe kualifikimit, natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve

Manchester City duhet ta mposht patjetër Bruggen për të shmangur eliminimin nga Liga e Kampionëve. Në situatë të ngjashme është edhe Paris Saint-Germaini, që patjetër...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit