14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Asociacioni, (jo)ekzekutiv

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është pritur me kundërshtime, por edhe me vlerësime ndryshe.

Jo të gjithë i “lexojnë” njësoj pikat e marrëveshjes së publikuar nga Brukseli.

Opozita dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, mendojnë se me këtë marrëveshje është bërë “bosnjëzimi i Kosovës”. Por ka edhe reagime të tjera që lexojnë ndryshe pikat e marrëveshjes, sipas të cilëve me Asociacionin nuk rrezikohet sovraniteti i Kosovës.

Më e ashpra ishte Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila këtë veprim të Qeverisë së Kosovës e ka quajtur si “tradhti”.

Por anash nuk kanë mbetur as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma” të cilat kanë thënë se me këtë marrëveshje është cenuar integriteti territorial i vendit.

Ndërkohë që zgjidhjen e vetme për të parandaluar këtë marrëveshje i shohin protestat, qoftë edhe të dhunshme për rrëzimin e Qeverisë.

Kurse analistët politikë janë të ndarë rreth qëndrimeve të tyre për Asociacionin./Zëri/

Më Shumë

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

Lajmet e Fundit