19.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Vin Diesel kthehet me “XXX”

Xander Cage do të kthehet pas 13 vjetësh dhe trilogjia do të jetë e plotë.

Vin Diesel do të ketë rolin kryesor në vazhdimin e filmit të tretë “XXX ” të vitit 2002 ku luante krah aktorit Samuel El Xhekson dhe Azia Arxhentos. Lajmin e dha vet aktori i “Fast and Furious” me një postim në profilin e tij në Instagram, ku shkruan se xhirimet do të nisin në dhjetor, në Filipine.

Filmi me shumë gjasa do të titullohet “XXX: Kthimi i Xander Cage” dhe mund të shfaqet në kinema në vitin 2016 apo 2017. Nuk janë bërë publike detaje të tjerë për regjisorin apo kastin e aktorëve.

Vin Diesel do të luajë sërish heroin metropolitan, me tatuazhin e tre X-ave, sportist i sporteve ekstreme që përfshihet në një mision sekret nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, me qëllimin për të shpartalluar një bandë terroristësh.

Pas filmit të parë, që doli në kinema në 2002, Vin Diesel firmosi edhe për të dytin “XXX: State of Unionin”, por kandidatura e tij u kthye dhe rolin kryesor e mori Ice Cube, një agjent tjetër, që u bë pjesë e misionit sekret. Filmi nuk pati suksesin e të parit edhe kjo u duk edhe në arkëtimet e tij.

Më Shumë

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.   Në ndërtesën e...

Quni: Asociacioni qe e pranoi Kurti është shtet brenda shtetit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në emisionin Pressing në T7, ka folur në lidhje me Asociacionin. Sipas tij, Asociacioni që e pranoi Kurti, është...

Lajmet e Fundit