7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

ATK-ja krijon mundësinë e pagesës me këste për obligimet tatimore

Pas dyfishimit të tatimit të pronave, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë të ditur se ata që kanë vështirësi për t’i paguar obligimet e tyre tatimore, mund të kërkojnë t’i paguajnë me këste për një periudhë të caktuar.

Përmes një komunikate për media nga ATK-ja është thënë se qytetarët për ta bërë këtë duhet të lajmërohen në ATK.

“Nga tatimpaguesi pritet që të paguajë detyrimin tatimor në shumë e duhur dhe në kohën e duhur, siç është e përcaktuar me ligj. Nëse tatimpaguesi ka vështirësi të përkohshme financiare të cilat mund të shkaktojnë vonesa në shlyerjen e obligimeve tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë të kërkojë që obligimet t’i paguajë me këste, duke bërë një plan pagese për një periudhë të arsyeshme kohore”.

Ndërsa, është sqaruar që gjatë paraqitjes duhet të tregohen edhe vështirësitë financiare.

“Për ta bërë këtë, tatimpaguesi duhet të dëshmojë për vështirësitë financiare, të dakordohet me ATK-në për një marrëveshje të arsyeshme për pagesa dhe ta respektojë atë marrëveshje”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Pa ndonjë analizë se sa rendohet gjendja ekonomike e qytetarëve, pa konsultime me bizneset dhe pa informim paraprak, çmimi për tatimin në prona është dyfishuar.

Për rritjen prej mbi 60 për qind qytetarët u informuan vetëm në momentin kur paguan obligimet e tatimit në pronë.

Në Kosovë përgjegjëse për rritjen e faturimit në prona janë dy institucione: Komunat dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Foto: Albanian Post.
Çuditërisht, asnjëra s’ka pranuar se është autorja e rritjes, veçse kanë akuzuar njëra tjetrën.

Sipas komunave, departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave bën rivlerësimin e pronave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave duke u bazuar edhe në çmimet e tregut.

Mirëpo, nga ana tjetër udhëheqësi i këtij dikasteri, Hekuran Murati deklaroi se “shkallët tatimore i caktojnë komunat”, kurse “ministria e ka obligimin ligjor për t’i asistuar në vlerësimin e pronave”.

Lidhur me rritjen e çmimeve të tatimeve në pronë ka pasur reagime të shumta edhe nga ana e opozitës. Të njëjtit janë tallur me Qeverinë.

Rritja e çmimit të tatimit në pronë, vjen në një kohë kur në Kosovë kanë pësuar rritje të çmimeve edhe në produktet esenciale.

Si zgjidhje për ta përballuar këtë krizë ishte parë tërheqja e mjeteve të kursimit pensional, Trust-it, por që nuk u vonua në Kuvend pasi partia në pushtet e kundërshtoi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor.

Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

Dyfishimi i tatimit të pronave – Ekonomistët thonë se qeveritarët po sillen si “profiterë të krizës së çmimeve”

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit