14.9 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Aksident mes tri veturave në Kijevë të Malishevës, lëndohet një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes rreth orës 10:16 mes tri veturave në Kijevë të Malishevës.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Sipas tij, pos dëmeve materiale një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 10:16 është raportuar për aksident trafiku në fshatin Kijevë në mes tri veturave. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Elezi

Më Shumë

Ynem Berisha thyen rekorde, 12 trofe në 5 vite me KBF Bashkimin

Ynem Berisha është bërë një nga emrat më të suksesshëm në përgatitjen kondicionale të basketbollit kosovar, duke u konfirmuar si trajneri më i trofeshëm...

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Lajmet e Fundit