8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Raporti i FIFA-s: Transferimet në Shqipëri dhe Kosovë të ‘vakta’ dhe me shumë pikëpyetje

FIFA ka publikuar raportin më të fundit të saj të emëruar “Raporti i Transferimeve Globale”. Një publikim i përvitshëm i cili jep me detaje transferimet që kanë ndodhur në futboll. Në këtë rast, raporti jep detaje për vitin 2022.

Në raport theksohet se 2022 ishte viti rekord për trasnsferime me plot 71 mijë e 2 të tilla, ndërkombëtare. Përsa i përketë shpenzimeve ato arritën një nivel gjithashtu rekord me 6.5 miliardë dollarë.

Anglia është vendi me shpenzimet më të larta, rreth 2.2 miliardë dollarë. Ndërsa, Franca është vendi që ka përfituar më shumë, 740.3 milionë dollarë.

Raporti gjithashtu analizon edhe Shqipërinë dhe Kosovën, si dy vende anëtare të FIFA-s. Edhe pse ka disa mungesa në informacion, paraqitet një pamje e përgjithshme kuptimplotë për nivelin jo të lartë të të dy vendeve.

Përsa i përketë Shqipërisë, transfertat hyrëse kanë qenë në total për 2022 në shifrën e 190 të tillave. Ndërsa 111 kanë qenë dalëse. Klubet që janë angazhuar në këtë çështje janë 28.

Shpenzimet e bëra në këto transferime nuk janë bërë të ditura, ose më saktë nuk ka informacion mbi to. Por, nga ata tjetër bëhet me dije se janë përfituar rreth 900 mijë dollarë nga shitjet e lojtarëve.

Në Kosovë, janë bërë 73 transferime hyrëse dhe 66 dalëse. Janë angazhuar në total 20 klube. Ndërsa nuk ka informacion mbi shpenzimet apo përfitumit monetare për këto transferime.

Nga vendet ballkanike, Kroacia, Greqia dhe Serbia qëndrojnë në pozita më të forta përsa i përketë transferimeve.

Klubet greke janë ato të cilat përfshihen në më shumë transferta dalëse dhe hyrëse, një raport 367 me 317. Janë gjithashtu dhe klubet që kanë shpenzuar më shumë për transferime, 61.7 milionë euro.

Kroacia është vendi ballkanik që ka fituar më shumë nga shitja e lojtarëve, 45.2 milionë euro. Pas tyre vjen Greqia me 39.7 milionë euro dhe Serbia me 30.8 milionë euro.

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit