10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

ATK: Tejkalohet projeksioni i të hyrave edhe për muajin qershor

Administrata Tatimore e Kosovës vlerëson se rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar edhe në muajin qershor.

Sipas ATK, vërehet rritje e dukshme e të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe në raport me muajit paraprak, njofton Klan Kosova.

“Shuma e inkasuar për janar-qershor 2020 është 215.9 milion euro, ku diferenca e rritjes është në muajin maj dhe qershor, pas vështirësive të krijuara nga pandemia për periudhën e muajve mars dhe prill, të hyrat e mbledhura vetëm në muajin qershor janë në vlerë 29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë”.

“Ndërsa, në krahasimi me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2019) kemi rritje për 13.6%  apo 3.5 milion euro më shumë”.

“ATK do të punoj në vazhdimësi, në mënyrë që të realizohen objektivat e parapara për këtë vit”.

Më Shumë

“Jam Mysliman”, edhe në duart e prizrenasve

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi ka promovuar sonte në Prizren librin e tij më të ri “Jam Mysliman”. Ky libër trajton tema të...

Aktivitet ndërgjegjësues për trashëgiminë kulturore në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren do të organizojë një aktivitet...

Lajmet e Fundit