15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Aty Gjon Neçaj ka kullë e jetës, orë e poezisë

Opinion

 

 

 

 

 

 

 

Nga kulla e lartë alpine në Peraj, u nis një pelegrin,

Në dy shekuj Gjon Neçaj udhëton e burimon me poezinë.
Ky burrë i fismë nuk shkoi as në Mekë dhe as në Itakë,
E krijoi shenjtërinë e vet tue hulmue nga vargu në varg.

Rrufe të kohës iu hakërruan qysh në rininë e tij të ëndrrave.
Në çdo ditë të jetës mbeti si në Natën e Pashkëve të Kshnellave.
Haiku i tij i vrelltë më ngjan me ritet e Natës së Buzmit Bujar.
E pagëzoi poet kjo kullë, me çdo gur’, në çdo fije barë.

Në çdo janar, në festë të Shamsjanit të Nikajve, në këtë kullë.
Kur ish fëmijë ndezi qiri të vogël e qiri të madh kur u ba burrë.
Po penën poeti e gazetari Gjon Neçaj e ka flakadan të madh të shpirtit.
Nga Shënkolli i Pranverës deri tek ai i Dimrit, në çdo stinë të vitit.

Kulla e Gjon Neçajt mediton në Nikaj-Mërturin me legjenda,
Në këtë trevë ku në shekuj rri fjetë e zgjuar mendja,
Rrotull vitit, me dymbëdhjetë festa të bekueme edhe me shenjtor:
Jezu Krisht, Shën Gjergj, Shna Ndou, Shna Prende, Shën Koll…
Nikaj-Mërturi ka emra në histori, shkencë e kulturë,
Ma shumë se ky amfiteatër i natyrës i ka gurë e drurë.
Nderim për këtë truall kryevepër – nga Raja në Curraj Epër.
Ia ndriti emrin e fjalën edhe Gjon Neçajt – mikut tim të vjetër.

Në Nikaj-Mërtur, ku lumenjtë e thërrasin detin e liqeni i rrok bjeshkët,
Aty ku burra e gra i bëjnë dritë kohës e malet s’i bajnë hije vetvetes.
Aty ku njerëzit janë vet zot i tokës e qiellit dhe i flasin shqip Perëndisë.
Aty i ka Gjon Neçaj: kullën e jetës, visarët e trashëgimisë, Orën e Poezisë…

; Ramiz LUSHAJ

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit