Afrohen Haradinaj e Pacolli

Haradinaj dhe pacolliNjë takim i rastësishëm mes kreut të AAK-së Ramush Haradinaj dhe atij të AKR-së, Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rezultuar me muhabet të gjatë, pas urimeve që të dy i kanë bërë myftiut Naim Tërnava për festën e Bajramit.

Burime i kanë thënë Tribunës se të dy liderët, pas largimit nga Bashkësia Islame, kanë vazhduar një takim tjetër jo edhe të shkurtër ku kanë biseduar për shumë çështje, duke mos përjashtuar edhe bashkëpunimin.

Ky burim e ka përshkruar takimin si mjaft të shtendosur, pavarësisht tensioneve të herëpashershme që këto dy subjekte kanë pasur në vitet e fundit, sidomos në garën për komunën e Gjakovës.

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit