9.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Borxhi i lartë ndaj ujësjellësit në Gjonaj: ‘Hidroregjioni Jugor’ kërkon pagesën e menjëhershme të faturave

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka lëshuar një njoftim urgjent drejtuar banorëve të fshatit Gjonaj, duke kërkuar pagesën e menjëhershme të faturave të ujit, për të shmangur pasoja serioze si shkyçja nga rrjeti i furnizimit dhe fillimi i procedurave përmbarimore.

Sipas të dhënave zyrtare, borxhi total i amvisërive në këtë fshat ka arritur shifrën shqetësuese prej 84,261.91 euro, çka ka detyruar kompaninë të ndërmarrë hapa për rikuperimin e mjeteve të papaguara.

“Njoftojmë konsumatorët e fshatit Gjonaj që të kryejnë sa më parë pagesat e prapambetura. Mospagesa do të sjellë pasoja të menjëhershme, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i ujit si dhe fillimin e procedurave përmbarimore nga përmbarues privatë”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

“Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditura disa nga mënyrat e pagesës për të lehtësuar procesin për konsumatorët, duke përfshirë:

Zyrat e arkëtimit në të gjitha njësitë operative,

Bankat dhe postën,

Pagesat online përmes aplikacioneve bankare,

Si dhe aplikacionin zyrtar E-HRJ.

“Kryeni obligimet me kohë dhe shmangni shkyçjet e padëshiruara dhe procedurat ligjore,” përfundon thirrja e kompanisë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Artan Abrashi zbulon arsyen e bashkëpunimit me Zafir Berishën: Na lidh respekti dhe vizioni për Prizrenin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur sonte në emisionin Politiko për arsyet që e shtynë të lidhë koalicion...

Lajmet e Fundit