26.5 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Autostrada Biennale në Prizren publikon emrat e artistëve pjesëmarës

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” publikon emrat e artistëve pjesëmarës të përzgjedhur nga kuratori, Manray HSU.

Edicioni i parë i saj do të mbahet me 19 Gusht – 23 Shtator 2017 në Prizren.

Tema “E ardhmja e kufijve”, është zgjedhur për edicionin e parë, për të adresuar me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, dhe për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.

“E ardhmja e kufijve” ka për qëllim që t’i trajtojë dukuritë që ekzistojnë brenda kufijve të dukshëm dhe të padukshëm të shoqërisë dhe individit. Duke qenë se gjuhët dhe kulturat e ndryshme ndikojnë në format e sjelljes së individit, roli kryesor i artit është që t’i adresojë diversitetet dhe t’i identifikojë burimet e bllokimeve të ndryshme shoqërore në mënyrë që të hapë rrugë për një jetë më të përbashkët kolektive duke i zbutur polarizimet shoqërore.

Edicioni i parë i Autostrada Biennale do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit në përputhje me temat dhe format e zhvilluara në veprat e artit. Stacioni i autobusëve dhe hapesira perreth do të fokusohen në çështjet e lëvizshmërisë, migrimit, kufijve kombëtarë dhe etnikë.

Të përhapura në qendër të qytetit do të jenë disa vepra lidhur me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor. Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. Përderisa pozicionet e ndryshme të artistëve vështirë se mund të kufizohen në vendosjen e thjeshtë hapësinore në qytet, ato janë aty poashtu për të ndihmuar në ripërcaktimin e topografisë së Prizrenit nëpërmjet ndërveprimit me vizitorët.

Ekspozita ndërkombëtare do të hapet më 19 Gusht me performancë dhe evente dhe do të vazhdojë me organizimin e konferencës dhe puntorive tre ditore nga 20 deri 22 Gusht.

Përderisa lista e plotë e artistëve do të publikohet para hapjes së bienales, artistët e mëposhtëm po përgatisin prezantimin e tyre në Prizren:

Alketa Xhafa Mripa (Kosovë / Britani)
Doruntina Kastrati (Kosovë)
Ella Raidel (Austri)
Ettore Favini (Itali)
HSU Chia Wei (Tajvan)
Ibro Hasanovi? (Bosnja dhe Hercegovinë)
IRWIN (Slloveni)
Libia Castro (Spanjë), Olafur Olafsson (Islandë)
Oliver Ressler (Austri)
OPA – Obsessive Possessive Aggression (Maqedoni)
Rena Rädle (Gjermani), Vladan Jeremi? (Serbi)
Sead Kazanxhiu (Shqipëri)
Stefano Romano, Martina Dierico, Guido Affini (Itali)
Valentina Bionizzi (Itali)
Yannick Dauby (Francë)
YANG Shun-fa (Tajvan)

Më Shumë

Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë veturave të ndodhur pasditën e sotme në Zhur të Prizrenit. KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1487564235480956 Këtë e konfirmoi...

Botohet libri i Arsim Bajramit “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”

Ky studim është bërë në 25-vjetorin e mbajtjes së Konferencës së Rambujesë dhe bombardimeve të NATO-s në Kosovë, që mundësoi çlirimin dhe më vonë...

Lajmet e Fundit