18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Avdyli: Njohja reciproke të mos jetë moto e gjymtimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar duke thënë se njohja e Serbisë nuk i duhet Kosovës përderisa nuk ka unitet brenda shtetëror.

Avdyli ka thënë gjithashtu se Kosovës i duhet që të ketë miratimin e serbëve në të gjitha vendimet e mëdha kushtetuese që i merr.

Më tej ai ka shtuar se për njohjen nga shteti serb nuk duhet të lejohet falja e tokave dhe i resurseve tona, dhe se, borxhi i shtetit serb me eshtrat e të zhdukurve e miliarda eurove dëme të gjenocidit.

“Njohja reciproke të mos jetë moto e gjymtimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës. Edhe ashtu njohje reciproke s’ka por po kërkohet njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë e cila s’do vjen ose me një çmim të papërballueshëm për ne. Edhe pse asgjë në këtë shtet asnjë vendim të madh e kushtetues nuk merret pa miratimin e Serbëve, e drejtat e tyre janë më afirmative se çdo kund tjetër, akoma neve na kërkohen lëshime në emër të njëfarë njohje të Serbisë. Edhe 1000 vjet mos të na njeh Serbia, nëse ne nuk jemi shtet unitar, i fortë e funksional. Nëse formojmë mini-shtete Serbe brenda Kosovës, nëse resurset tona i falim, apo nëse falim toka, nëse Kosova bëhet mini-shengen për mallrat Serbe, nuk na duhet kurrfarë njohje të një shteti të dështuar e jofunksional. Ka ardhur koha me thënë s’kemi çka japim më. Mjaft është mjaft. S’duam njohje, duke dhënë nga trupi ynë, sepse edhe ashtu Serbia na ka borxh shumë, nga eshtrat e 1600 të zhdukurve , miliarda dëme dhe përgjegjësi për gjenocidin e pushtimin 100 vjeçar”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale...

Lajmet e Fundit