4.9 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Avdyli: Nuk më ka rënë të dëgjoj sharje kur AKR me 1 deputet mori gjysmën e qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka shkruajtur rreth marrëveshjes së koalicionit me LDK-së dhe VV-së.

Ai në një shkrim në Facebook ka bërë thirrje që kjo marrëveshje të arrihet dhe VV të mos ndikohet nga urrejtësit patologjik të LDK-së.

“Hajdeni shkruani marrëveshjen për qeverinë që qytetari ia ka besuar VV-së për ta udhëhequr. Ne besojmë nuk tradhtojmë, prandaj duam partneritet i bazuar në mirëbesim. Neve na kanë tradhtuar në partneritete, dikur edhe na kanë vrarë pikë të ditës aktivistët por s’jemi ndalur për të punuar për të mirën e përbashkët”, është shprehur ai.

Më tej, Avdyli ka apeluar se LDK e VV duhet të marrë përgjegjësinë e të udhëheqni shtetin.

“Këtë përgjegjësi për ta udhëhequr qeverinë ( shtetin) nuk mund të behet me 29 deputetë prandaj ne po duam ti bashkojmë votat e besimin por edhe dijen e energjinë me ju për të kthyer shpresën këtij vendi të cfilitur nga bandat”, është shprehur ai.

Shkrimi i plotë:

 

Më Shumë

Hajdar Mallaku – Një jetë në shërbim të arsimit dhe letërsisë shqiptare

Prof. Dr. Besim Muhadri HAJDAR MALLAKU (1946) Mësuesi i përkushtuar, gjuhëtari dhe krijuesi i shquar i Hasit, Hajdar Mallaku, lindi më 20 dhjetor 1946 në Lagjen Mallak...

Boksieri nga Prizreni, Elvin Sopaj debuton me fitore në boksin profesionist

Boksieri kosovar Elvin Sopaj ka debutuar me fitore në boksin profesionist. Boksieri nga Prizreni mundi gjeorgjianin Kristan Zili qysh në rundin e dytë. Sopaj dukshëm ishte...

Lajmet e Fundit