Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nan” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Emocioni dhe energjia që Alis transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm të natës finale, i shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje të gjata.

Çmimi i parë iu dorëzua Alis nga kryetari i jurisë së Festivalit të Këngës, Ramë Lahaj. Në total, Alis grumbulloi 152 pikë nga kombinimi i votave të publikut dhe pikëve të jurisë.

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me 102 pikë, ndërsa Sheila u pozicionua në vendin e tretë me 93 pikë.

Sipas vlerësimit të jurisë profesionale, Alis u rendit në vendin e parë, Sheila në vendin e dytë dhe Vedat Ademi në vendin e tretë. Formula e votimit për përcaktimin e fituesit ishte 50% pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut, duke garantuar një rezultat të balancuar dhe transparent.

Momenti i marrjes së kupës ishte tejet emocional për Alis. Artisti u përlot në skenë, puthi trofeun dhe, si dhuratë për publikun, interpretoi edhe një herë këngën fituese, duke ngrohur zemrat e të pranishmëve dhe duke mbyllur festivalin me një atmosferë të fuqishme emocionale.

Fitorja e Alis konfirmon edhe një herë rëndësinë e Festivalit të Këngës si gara më prestigjioze muzikore në vend, që promovon talentet shqiptare dhe i jep mundësinë një artisti të shndërrohet në ambasador të muzikës shqiptare në skenën më të madhe evropiane.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit