3.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Avdyli: Shëndetësia në kolaps, Ismaili obsesion LDK-në (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh anëtar i  Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Haxhi Avdyli në një intervistë dhënë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahun ka thënë se shëndetësia në vend është në kolaps dhe fajtor për këtë është ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili dhe qeverisja aktuale.

Sipas tij, nuk është politikbërja ajo që po korr suksese në shëndetësi, por janë vetë punëtorët e sektorit të shëndetësisë.

Deputeti Avdyli po ashtu tha se gjatë vitit 2018, Kuvendi ka aprovuar vetëm një ligj, atë të transfuzionit të gjakut.

“Shëndetësia është në kolaps sepse deri sot janë me mijëra operacione që nuk janë kryer nga muaji dhjetori i vitit 2018. Duhet të jemi shumë të sinqertë sepse bartësit kryesor të të gjitha sukseseve në shëndetësi nuk është politik-bërja por janë punëtorët e shëndetësisë…”, ka thënë ai.

Deputeti Avdyli tha po ashtu se ministri Ismaili, nuk është duke e kryer punën e vet dhe se më shumë po fokusohet tek publikimi informatave e jo te puna në shëndetësi.

Ai po ashtu theksoi se ministri Ismaili si duket e ka obsesion Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Haxhi Avdyli gjatë intervistës për Telegrafin

Ai u shpreh se ministrit Ismaili, po i duket vetja sikur shëndetësia ka filluar me të.

“Transparenca e punës në institucionet shëndetësore është e mirë, mirëpo transparenca me anë të fotove…Kam përshtypjen sikur ai po mendon që shëndetësia ka filluar me Uranin. Ne e dimë kur ka filluar. Mirëpo këto janë meritë e shumë ministrave paraprak. 200 milionë euro në shëndetësi diku do të shpenzohen”, bëri të ditur, Avdyli.

Gjithashtu deputeti i LDK-së, potencoi se qeveria aktuale nuk e ka prioritet shëndetësinë, por asfaltin. “Kjo qeveri nuk e ka prioritet shëndetësinë por e ka prioritet asfaltin”, tha ndër të tjera, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ndryshe, Avdyli ka folur edhe për Ligjin për sigurime shëndetësore, buxhetin në këtë sektor si dhe reformat./Telegrafi/

Më Shumë

Rexhep Qosja: Rëndësia e Kongresit të Manastirit për kombin shqiptar

Mes datave 14 dhe 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit që kulmoi me caktimin e alfabetit të Gjuhës shqipe më...

22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot më 22 nëntor është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes...

Lajmet e Fundit