14.7 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026

Avdyli: Me VV-në ka mbetur të diskutohen vetëm disa detaje për bashkëqeverisjen e Prizrenit

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, me VV-në kanë mbetur të diskutohen edhe disa detaje për qeverinë e ardhshme të Prizrenit.

“Jemi për një qeverisje konstruktive”, ka thënë Avdyli për RTK-në.

Ndonëse në parim është biseduar më krerët e Vetëvendosjes, sipas tij, ende nuk kanë detaje se si do të duket qeverisja e ardhshme .
Kryetari i Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi, ka thënë për RTK-në se marrëveshjet me partnerët e koalicionit janë drejt përfundimit.

Sipas tij, LDK-ja do të ketë tri drejtori dhe nënkryetarin, Nisma do t`i ketë tri drejtori dhe partitë minoritare mund të kenë nga një drejtori,”.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se VV dhe LDK, pritet që marrëveshjen e bashkëqeverisjes ta nënshkruajnë javën e ardhshme.

“Ka mbetur të diskutohen vetëm edhe emrat e drejtorëve” tregojnë burimet brenda VV-së dhe LDK-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Delegacioni i ZKA-së në Prizren, theksohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme,...

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë. Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma...

Lajmet e Fundit