6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Avokati: Akuzat kundër biznesmenit Becchetti-të pabaza

Akuzat për pastrim të parave të bëra nga Shqipëria kundër biznesmenit italian dhe pronarit të një klubi futbollistik, Francesco Beccheti, janë “të pabaza” dhe të motivuara politikisht, i tha avokati i tij agjencisë Reuters.

Prokurorët shqiptarë javën e kaluar e kanë bllokuar pasurinë energjetike dhe televizive të pronarit të një klubi anglez të futbollit, duke lëshuar fletarrest për të dhe për ndihmësit e tij.

“Vendimi për lëshimin e fletarresatit për të është pjesë e fushatës së keqtrajtimit që po zhvillohet për kundër tij dhe kompanive të tij”, ka shkruar avokati i tij në një imejl dërguar agjencisë Reuters.

Qeveria e Shqipërisë nuk ka mundur të kontaktohet menjëherë për koment.

Shqipëria ka lëshuar fletarrest për zotin Becchetti të martën e kaluar, duke thënë se një kompani, pronë e nënës së tij, i ka rritur çmimet e faturave të punës në kompaninë e tij KGE.

KGE, raporton më tutje Reuters nga Londra, është pronë e përbashkët e Becchetti Energy Group (BEG) dhe Deutsche Bank, nëpërmjet kompanisë së quajtur Hydro, thuhet në akuzën e autoriteteve të Shqipërisë.

Ajo ka punuar në një projekt në pjesën jugore të Shqipërisë për ndërtimin e një hidrocentrali elektrik, derisa projekti mbetet i pakryer.

Më Shumë

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit