10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Avokati e quan të montuar rastin e profesorit të paraburgosur të UPZ-së

Avokati Naser Sopjani që mbron profesorin e paraburgosur të Universitetit të Prizrenit, rastin e klientit të tij e konsideron të montuar.

Sopjani thotë se profesorit me inicialet B. Z. i është dëmtuar integriteti personal, familjar, reputacioni, karriera dhe veprimtaria akademike.

Të hënën iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prizrenit profesorit të dyshuar për kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Avokati Sopjani, vendimin e Gjykatës për paraburgim e vlerësoi si të padrejtë.

“Ajo [gjykata] ka mbështetur aktvendimin e saj mbi kërkesën e prokurorisë të mbështetur në pretendime të pabazuara dhe në supozime dhe e cila është dashur të refuzohet që në fillim edhe si e ushtruar jashtë afatit ligjor,” tha avokati Sopjani.

Ai më tutje tha se klienti i tij profesori B.Z. fillimisht është akuzuar se kinse veprën penale e ka kryer në bashkëveprim me profesorin B. A. për të cilin tha se nga mediat është informuar se ai dyshohet për veprën penale të fajdes.

Avokati Sopjani, po ashtu tha se klienti i tij profesori B.Z. dyshon se rasti i është orkestruar nga studentët e tij.

“Profesori B.Z. ka identifikuar menjëherë aktorët e këtij orkestrimi penal që janë policët hetues të krimeve ekonomike të Prizrenit, që janë studentë të tij të cilët nuk po munden të kalojnë provimet pa mësuar. Po ashtu, vepra penale për të cilën akuzohet hyn në domenin e veprave kundër integritetit seksual, e jo krimit ekonomik siç kanë dashur hetuesit, me të vetmin qëllim që ata t’i kryejnë ‘hetimet’ personalisht,” akuzon avokati.

Sopjani thotë se klienti i tij është shkolluar jashtë vendit dhe nuk e di se si kalohen provimet në Kosovë.

“Duke qenë i formuar në shtetet perëndimore, profesori ka vepruar në kundërshtim me ‘rregullat e shkollimit’ të Kosovës, ku nota duhet të falet, përndryshe për një gjashtë (6) mund të paraburgoset,” thotë Sopjani.

Për fund, avokati Naser Sopaj deklaron se drejtësia do të thotë fjalën e fundit.

“Besojmë që Institucionet e drejtësisë do të reflektojnë drejtësi dhe do vërtetojnë se prof.dr. B.Z. është i pafajshëm,” thotë avokati. /Kallxo.com/

Më Shumë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën dhe të martën priten reshje...

Koliqi, Asdreni, Fishta dhe Lasgushi në një fotografi të rrallë

Kjo është fotografia e rrallë në të cilën shihen disa nga emrat e mëdhenj të letërsisë shqipe në një fotografi të përbashkët, shkruan KultPlus. Marie...

Lajmet e Fundit