Bastisen dy OJQ në Prizren të dyshuara për financim të terrorizmit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot kanë bastisur pesë organizata joqeveritare, në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe në Prizren, ka bërë të ditur Prokuroria e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, në Prishtinë janë bastisur OJQ-të “Nisa”, “Bregu i Diellit” dhe “Ibni Sina”, ndërsa në Prizren janë bastisur OJQ-të “Kurani” dhe “Ehli Bejti”.

Bastisja thuhet të jetë kryer për shkak të dyshimit për veprën penale të shpëlarjes së parave lidhur me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar përkohësisht sende që mund të jenë prova gjatë procedurës penale, ndërsa nuk bëhet e ditur për ndonjë të arrestuar.

Prokuroria thotë se aksioni i sotëm është njëri nga veprimet e ndërmarra në një rast që është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në Kosovë.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit