18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Avokatja: Lushtaku është brenda në QKUK

SamiLushtaku-i arrestuar

Avokatja e Sami Lushtakut, Luljeta Gjinovci dhe i biri i tij, Mërgim Lushtaku, si dhe një anëtare e ekipit mbrojtës të tyre, kanë dalë para pak çastesh para mediave dhe kanë demantuar lajmin se Sami Lushtaku dhe dy të tjerët, Ismet Haxha dhe Hisni Thaqi, janë arratisur.

Sipas tyre, ata gjinden brenda në QKUK, ndërsa për protestën thonë se është bërë në kundërshtim të transferimit të ushtarëve të UÇK-së në veri.

Avokatja dhe i biri i Lushtakut thanë se në atë pjesë ata ndihen të pasigurt, ngase i gjithë ai vend udhëhiqet nga serbët, andaj kërkojnë që paraburgimi t’u vazhdohet në Prishtinë.

Prokurori i EULEX’it Ratel në QKUK, negociohet dorëzimi i Lushtakut

Avokatja e Sami Lushtakut, Luljeta Gjinovci dhe i biri i tij Mërgim Lushtaku si dhe një anëtare e ekipit mbrojtës të tyre, kanë dalë para pak çastesh para mediave dhe kanë demantuar lajmin se Sami Lushtaku dhe dy të tjerët, Ismet Haxha dhe Hisni Thaqi, janë arratisur.
(E plotesuar)

Thonë se ata gjinden brenda në QKUK, ndërsa për protestën thonë se është bërë në kundërshtim të transferimit të ushtarëve të UÇK-së në veri.

Avokatja dhe i biri i Lushtakut, thanë se në atë pjesë ata ndihen të pasigurt, ngase e gjithë ai vend udhëhiqet nga serbët, andaj kërkojnë që paraburgimi tu vazhdohet në Prishtinë.

 

Familjarët mohojnë se Lushtaku është arratisur, thonë se është në QKUK

Sic raporton Kosovapress, familjarët e Sami Lushtakut thonë se ai nuk është arratisur.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjen e repartit të kardiologjisë dhe nëpër korridore.

E pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk janë aty për të zbrazur hyrjen e klinikës.

Edhe pse orë më parë Sokol Zogaj, zv/drejtor i përgjithshëm për operativ dhe siguri, i ka thënë KosovaPress-it se Lushtaku është arratisur.

Po ashtu gjatë ditës, i biri i Sami Lushtakut, Mergimi tha se do të prononcohet së bashku me avokatin e tij, por ai nuk po e bënë një gjë të tillë.

Gjykata lëshon fletë-arrest për Sami Lushtakun, Sahit Jasharin dhe Ismet Haxhën

Gjykata tashmë ka lëshuar fletë-arrest për Sami Lushtakun, Sahit Jasharin dhe Ismet Haxhën, të cilët janë arratisur nga QKUK-ja.

(E plotësuar) Për ata janë lëshuar edhe fletëarreste, të cilat u janë shpërndarë të gjitha njësive policore gjithandej vendit.

Në rast se ata nuk kapen brenda Kosovës, do të lëshohen fletë-arreste ndërkombëtare.

Policia e Kosovës ka ngritur edhe pika kontrollit në zona të caktuara në dalje të Prishtinës, pastaj në autostradën që qon në drejt të Shqipërisë, etj.

‘Unazë e çeliktë’ për Sami Lushtakun

(E plotësuar) Policia e Kosovës nga ora 14.30 të pasdites, kanë marrë urdhër, që të krijojnë ‘Unazën e çeliktë’, e cila krijohet në të gjitha daljet e qytetit. Kësaj radhe ajo është bërë në kërkim të grupit të Drenicës, të cilët janë arratisur, nga Qendra Klinike Universitare, duke mos pranuar kështu, që të transferohen në burg, në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve të KosovaPress, brenda policisë së Kosovës, Policia në këtë lloj aksioni, po ndalon çdo veturë të dyshimtë dhe çdo automjet të madh, ku ekziston mundësia të fshihen njerëzit.

Aksioni i policisë po vazhdon ende, në kërkim të grupit të Drenicës.
Protestuesit futen në klinikën ku qëndronte Lushtaku

Protestuesit të cilët kundërshtonin transferimin e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës apo pjesëtarët e të ashtuquajturit ‘Grupi i Drenicës’, në burgun serb të Mitrovicës, tashmë kanë hyrë në objektin e Radiologjisë përkatësisht pranë dhomës ku sipas tyre gjendet Sami Lushtaku.

Me të provuar gazetarët të futen brenda, ata i kanë dëbuar duke mos i lënë as të qëndrojnë në korridor e as të filmojnë.

Zyrtare: Konfirmohet arratisja e `Grupit të Drenicës`

Arratisja e disa prej pjesëtarëve të akuzuarve në Grupin e Drenicës, është e vërtetë. Këtë e ka konfirmuar Shemsi Hajrizi, drejtori i Sherbimit Korrektues. Pa dhënë detaje të mëtejme ai thotë se janë tre vetë nga Grupi i Drenicës që janë arratisur nga QKUK-ja.

Edhe Drejtori për siguri i Shërbimit korrektues për Kosovën, Sokol Zogaj, ka konfirmuar për KosovaPress, se Ismet Haxha, Sami Lushtaku dhe Sahit Jashri janë arratisur sot nga QKUK-ja rreth orës 13:30. Ai thonë se nuk kanë më asnjë informatë nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë të afërmit e familjes Lushtaku, i kanë thënë KosovaPress-it se pas pak, së bashku me avokatët do të sqarohet e gjitha ajo që po ndodhë.

Sami Lushtaku ende gjendet në repartin e Kardiologjisë

Burime brenda QKUK-së, konfirmojnë për Radio Kosovën se Sami Lushtaku ende gjendet në repartin e kardiologjisë. Kjo pasi disa media nxorën lajmin që Lushtaku është arratisur nga Qendra Klinike Universitare. Të njëjtat burime thonë po ashtu se Sylejman Selimi ka kohë që nuk është pacient i qendrës terciare.

Kurse Kosovapress, raporton se është rritur numri i protestuesve të cilët po kundërshtojnë transferimin e Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha… apo pjesëtarët e të ashtuquajturit ‘Grupi i Drenicës’, në burgun serb të Mitrovicës.

KosovaPress mëson se numri i protestuesve para Kardiologjisë për momentin është rreth 30 persona, me të cilët po diskuton edhe djali i Sami Lushtakut.

Në këto momente është hera e parë që policia po hyn në dhomën ku thuhet që është Sami Lushtaku

Disa zyrtar të lartë të policisë (me këmisha të bardha) kanë biseduar mes vete duke thënë se Sami Lushtaku nuk qenka në dhomë. Ata tash kanë shkuar për kontroll në këtë dhomë që është në kardiologji, njësia koronare. Mediat nuk janë lejuar të futen brenda.

Policia ka vazhduar kërkimet edhe në spitalin e syve, por pa sukses. As aty nuk ishte Lushtaku dhe të tjerët. As polici që ka qenë kujdestar për t’i ruajtur grupin Drenica, nuk po gjendet.

A u arratis Sami Lushtaku?

Është arratisur Sami Lushtaku, Kryetari i Skenderajt, i paraburgosur nën dyshimet për krime lufte. Ai ndodhej në QKU dhe nga aty është arratisur, duke kundërshtuar kështu transferimin e tij në Burgun serb të Mitrovicës.Për arratisjen e tij ka raportuar IndeksOnline.

Por, të kontaktuar nga Gazeta Express, arratisja është mohuar nga Rrustem Rukolli, Koordinator i Mbrojtjes së Grupit të Drenicës, ashtu sikurse edhe Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë së Kosovës. Sipas tyre, ata ndodhen në QKU.

Tensionohet situata – Grupi i Drenicës refuzon të shkojë në Burgun serb të Mitrovicës

Është tensionuar situata në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku janë të shtrirë të paraburgosurit: Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha… apo pjesëtarët e të ashtuquajturit Grupi i Drenicës.

Burime të Gazetës Express thonë se ata po refuzojnë të transferohen në Burgun e Mitrovicës, i menaxhuar nga serbët. Dje, Gjykata vendosi t’i dërgoje ata në burgun serb në Veri të Kosovës.

“Komandantët e Grupit të Drenicës po refuzojnë të transferohen, situata është e rëndë”, ka thënë burimi i gazetës.

Njerez te afert me ish-komandatet e njohur te luftes, i kane thene Expressit se ata nuk deshirojne te shkojne ne kete burg te menaxhuar nga serbet.

“Ekziston rreziku se ata nuk do te dalin te gjalle nga ai burg, pasi qe serbet menaxhojne teresisht kete burg”, ka thene burimi i gazetes.

Rrustem Rukolli, Koordinator i Mbrojtjes së Grupit të Drenicës, ka thënë për Express se aktualisht shumica e të paraburgosurve ndodhen në QKU.

“Jemi duke i përdorur të gjitha rrugët ligjore dhe diplomatike për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës për transferimin e tyre në Burgun e Mitrovicës”, ka thënë Rukolli për Gazetën Express.

Gazeta Express merr vesh se Ministria e Drejtësisë dhe vetë Hajredin Kuçi kanë qenë në bisedime me EULEX-in dhe kanë në dijeni se Grupi i Drenicës do të tranfesoret më Veri me vendim gjykate.

Nga Grupi i Drenices, jashte QKU-se, aktualisht ndodhet Sylejman Selimi. Ai dje eshte derguar ne Dubrave. Edhe Jahir e Zeqir Demaku ndodhen ne Burgun e Prishtines.

Më Shumë

Prizren, e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit

Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet XH.V., ka dhënë një shembull të shkëlqyer të ndershmërisë, duke dorëzuar një kuletë të gjetur në...

UEFA dënon Shqipërinë një muaj pas Europianit

Një muaj pas ndeshjes së fundit të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, UEFA ka mbyllur hetimet për kuqezinjtë, duke dënuar Federatën me gjobë dhe...

Lajmet e Fundit