-0.4 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Azem Syla kërkon dorëheqjen e Jabllanoviqit

azem sylaIsh-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Azem Syla, duke komentuar rreth deklaratën ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, e cilit nxiti shumë njerëz të dalin në protestë, ka thënë se ministri serb duhet të japë dorëheqje.

Azem Syla thotë se deklarata e ministrit Jabllanoviq, po rrezikon stabilitetin e shoqërisë në Kosovë.

“Deklarata e pamatur e ministrit të Kthimit dhe Komuniteteve të Qeverisës së Republikës së Kosovës Aleksadër Jabllanoviq, ka kaluar përmasat e një deklarate të thënë me këtë apo atë rast, me një ose domethënie tjetër, duke rrezikuar stabilitetin e shoqërisë sonë, për të cilin kemi investuar mund përpjekje dhe përgjegjësi me vite të tëra së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht me miqtë dhe dashamirët e shtetit tonë dhe të perspektivës së tij për brezat e ardhshëm”, thotë Syla.

Syla, i cili komenton edhe protestat e fundit në Prishtinë, thotë se Jabllanoviq është mirë të tërhiqet vetë.

“Ko deklaratë është bërë shkas që të bëhen protesta dhe të paralajmërohen të tjera në emër të shkarkimit të tij. Pavarësisht kërkim faljes, ministri Jabllanoviq është mirë që të vet-tërhiqet nga përgjegjësia dhe në vend të tij të zgjidhet një përfaqësues tjetër i komuniteti të cilit i përket”, thotë Syla.

Sipas Sylës, Kosova ka sfida të mëdha drejt integrimeve euroatlantike dhe nuk meriton që të destabilizohet dhe të kthehet në një vend ku imazhi i saj dëmtohet para opinionit publik vendor dhe ndërkombëtar.

Më Shumë

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit