12.8 C
Prizren
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Azilkërkuesit nga Kosova shtohen masovikisht në Gjermani

Gjermani-azilkerkuesQë migrimi ilegal ka marrë përmasa alarmante tashmë shihet qartë edhe nga raportimet e mediave për ikjen masive të qyterarëve të Kosovës nga vendi. Ky fenomen pati nisur tash disa muaj por në pah dalin sidomos dy muajt e fundit kur qindra të rinjë nga Kosova po kërkojnë azil sidomos në vende të Evropës- dhe atë kryesisht në Gjermani por edhe Francë e vende tjera të Evropës siç janë Austria e Zvicra, raporton Gazeta Blic.

Qeveria e Kosovës nuk ka të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve që po e lëshojnë vendin. Por për këtë në vendet perëndimore ekzistojnë të dhëna të sakta për numrin e azilkërkuesve. Gazeta Blic ka siguruar tabelat e numrit të azilkërkuesve në vendin më të preferuar për refugjatët: Gjermani. Zyrtarisht, në të dhënat e Entit Federal për Migrim dhe Refugjatë (Bundesamt fuer Migartion und Fluechtlinge) nga Janari i këtij viti deri me datën 30 Nëntor del që Siria prin me numrin e azilkërkuesve në këtë vend kurse menjëherë pas këtij vendi janë azilkërkuesit nga Serbia dhe mëpas Kosova me kërkesat për azil. Por kur flitet për Serbinë atëherë fjala është në shumicën absolute të rasteve për shqiptarë nga Kosova të cilët kanë siguruar certifikikata të falsifikuara nga komunat e jugut të Serbisë me shpresën që më lehtë do të kërkojnë azil.

Kështu vetëm në muajin e fundit, në Nëntor, në GHjermani kanë kërkuar azil 18.748 persona. Nga Siria janë 5101 kërkesa, nga Serbia janë 2080 kërkesa, nga Kosova janë 1306 kërkesa për të vijuar mëpas me vende si Eritrea, Afganistani, Iraku etj. Deri në Qershor të këtij viti Kosova as që ekzistonte në hartën e të dhënave në fjalë.

Nga mesatarja vjetore që ka bërë ky ent federal del që kërkesat nga Serbia dhe Kosova kundruall një viti më parë janë pesëfishuar dhe muajt e fundit shihet një ngritje e lartë. Organet kompetente gjermane e kanë vërejtur që rreth 90 përqind e kërkesave nga Serbia janë të falskifikuara dhe se në shumicën e rasteve azil kërkojnë shqiptarë me dokumente se gjoja janë banorë të Luginës së Preshevës. Të dhëna për muajin dhjetor ende nuk janë njoftuar por siç Gazeta Blic merr vesh tashmë edhe organet gjermane kanë filluar të alarmohen me shkuarjen masive të shqiptarëve në këtë shtet.

Më Shumë

Theret me thikë një person në Suharekë

Një  person ka pësuar lëndime trupore në Suharekë,  pasi që  është qëlluar me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Policia...

Arrestohet një 27 vjeçar në Prizren për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës

Një 26-vjeçare nga Prizreni ka kërkuar ndihmën e policisë për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme që i janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj. Sipas dëshmisë...

Lajmet e Fundit