14.1 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

Badallaj: “DokuFest” po i gjykon krimet e luftës

Edhe analisti Albrim Badallaj ka kritikuar organizatorët e festivalit “DokuFest”, për vendosjen e fotografive me mbishkrime që njollosin luftën e UCK-së.

“Është tejet e papranueshme përshkrimi poshtë këtyre dy fotove të vendosura nga organizatorët e festivalit Dokufest, përgjatë “Sheshit të Dëshmorëve”, në Prizren. Ky veprim i tyre i qet ata në rolin e prokurorëve të shqiptarëve ose avokatëve të serbëve”, shkruan Badallaj në Facebook, përcjell PrizrenPress.

“Fillimisht, përveç se një festivali kulturor nuk i takon të merret me gjykime dhe supozime të krimeve të luftës, njëkohësisht nuk guxon t’i vë në dyshim vlerat e popullit çlirimtar dhe liridashës. Derisa kriminelët e vërtetë sorollaten nëpër qytetet e Serbisë, këto foto nuk korrespondojnë me emrin e sheshit në fjalë”.

“Besoj, që për këtë qështje është dashur të reagojnë edhe organizatat e dalura nga lufta në nivel lokal apo qendror”.

“Po faktohet çdo ditë e më tepër që “DokuFesti mund të promovojë dhe thirret në çdo gjë tjetër, pos filmit, i cili është gjëja e fundit që tërhjek vizitorët”.

“Mos të harrojmë që, kur proklamimet e tilla bëhen nga vendorët, kjo ndikon në uljen e imazhit të Kosovës në nivel ndërkombëtar, të cilat po stagnojnë proceset integruese dhe po i japin pretekste Serbisë për të kundërshtuar shtetin tonë”.

“Me apo pa vetëdije, këto foto po e spostojnë kartën e viktimës tek serbët, duke harruar mbi 10 mijë të vrarë shqiptarë, mijëra gra të dhunuara dhe mijëra të tjerë të pagjetur”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka, shembull i funksionimit efikas të lëndëve gjyqësore

“Gjykata Themelore – Suharekë, model i suksesit dhe funksionimit efikas”, thekson Gjykata Themelore në Prizren Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Shpresa Emra, së bashku...

Rahoveci 029 pret Tiranën në miqësore kontrolluese

KB Rahoveci 029 do të zbresë sot në parket për ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Rahovecasit do të...

Lajmet e Fundit