Bakayoko kalon testet mjekësore te Milan

Tiemoue Bakayoko ka kaluar testet mjekësore në Milan.

Tashmë pritet që marrëveshja e kalimit të tij nga Chelsea në San Siro vetëm të kompletohet, shkruan Goal.

Francezi ka pasur një vit të vështirë në Stamford Bridge ku dështoi të tregonte cilësitë e tij nën menaxhimin e Antonio Conte.

Por edhe me ardhjen e Maurizio Sarri gjërat u vështirësuan edhe më, prandaj nuk kishte mbetur për të rrugë tjetër përveç largimit nga aty.

Zyrtarizimi i transferimit të tij te Milan pritet që të bëhet gjatë ditës si dhe të publikohen detajet e marrëveshjes.

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Lajmet e Fundit