0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Balaj-Halimaj bashkë me Zafir Berishën në ekspozitën e Parim Kosovës në Prizren

Zëvendës Kryeministrja në Qeverinë Hoti, Albulena Balaj Halimaj, është parë sot në Prizren, ku ka marrë pjesë në ekspozitën e autorit Parim Kosova në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për nderë të 142 vjetorit të themelimit të saj.

Këtë ajo e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Ky është postimi i plotë i saj:

Së bashku me Kryetarin e NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, morëm pjesë në ekspozitën e autorit Parim Kosova në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për nder të 142 vjetorit të themelimit të saj.

142 vite më parë, pikërisht në qytetin e Prizrenit u vendos kurora e bashkimit në rrugëtimin e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, duke u betuar se në asnjë formë nuk do të hiqet dorë nga ideali për kombin e çliruar.

Sot kujtojmë me nderim bashkimin e rilindësve nga të gjitha viset shqiptare, duke mësuar nga përvoja historike dhe duke mos e harruar asnjëherë platformën kombëtare të Lidhjes së Prizrenit, duke kujtuar përpjekjet shekullore të popullit tonë.

Le t’i kemi udhërrëfyes dhe frymëzues Rilindësit tanë mendjendritur dhe të ngremë lartë vlerat tona kombëtare e njerëzore.

Ne gjatë gjithë jetës tonë, gjeneratë pas gjenerate do t’u jemi mirënjohës gjithë atyre që morën pjesë në Lidhjen e Prizrenit.

Urime 142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!

Më Shumë

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Mot i acartë në ditët në vazhdim, Viti i Ri me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme...

Lajmet e Fundit