8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Bali Muharremaj thotë që në Suharekë s’ka korrupsion

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se në fushën e shëndetësisë ka punësuar 50 persona në sektorin e Infermierisë, në komunën që ai drejton.

Muharremaj në Sytë 7 pohoi se për mandatin e tij ka premtuar mbi 1 mijë vende të punës por ai thotë se tashmë po ka vështirësi për gjetjen e punëtorëve ngase s’ka të interesuar, njofton Klan Kosova.

”Vitin e kaluar vetëm disa nga mjekët na ngelën pa punë e edhe infermierë kemi punësuar 50 vetë. Kam premtuar në mandatin tim mbi 1 mijë vende të punës”.

”Vitin e kaluar kemi kërkuar punëtorë për në bujqësi kemi kryer të gjitha proceset por ka qenë e vështirë, s’po ka të interesuar, edhe pse shumica janë me fakultet ekonomik e juridik”.

”Nuk ka korrupsion në Suharekë”.

”Tenderat për fat të mirë vitin e kaluar i kam dhënë me çmimin më të lirë. Kam zbatuar ligjin dhe s’kam pasur ndonjë problem”.

”Suhareka do të ketë një teatër, Shtëpi të Kulturës shumë të mirë. Projekti diku është afër 3 milionë euro”.

Më Shumë

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit