15 C
Prizren
E enjte, 25 Shkurt, 2021

Balje: Do të punojmë sërish në krijimin e Grupit parlamentar 6+, po e presim Etem Arifin të dalë nga burgu

Deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar 6+, Duda Balje, ka treguar arsyet se pse ajo dhe një pjesë tjetër e deputetëve të këtij grupi i janë bashkuar në Kuvend, NISMA-së dhe AKR-së.

“Ne në Grupin Parlamentar 6+ kemi pasë shumë probleme, kjo pasi deputeti Adem Hoxha ka shkuar në Listën Serbe dhe Shefi i Grupit Parlamentar, Rasim Demiri ka kaluar në AAK. Pra, ne prej gjashtë tani jemi katër. Kemi pasë disa takime edhe me Grupin Parlamentar të LDK-së dhe grupe tjera, por vetëm në Grupin parlamentar NISMA dhe AKR, ne e kemi parë që kemi më shumë hapësirë për të funksionuar dhe punuar për komunitetet tona”.

Balje në Klan ka pohuar se do të punojnë që të formojnë sërish Grupin Parlamentar 6+.

“Grupi parlamentar 6+ ka ekzistuar për 20 vjet që nga paslufta, ne edhe pse jemi ndarë prap do të provojmë ta bëjmë bashkë grupin tonë”.

Ajo ka theksuar se do të mundohen të punojnë më shumë për komunitetet e tyre edhe pse janë në tjetër Grup parlamentar.

“Ne në fakt jemi në pozitë dhe do të marrim vendime si pozitë brenda parlamentit. Me deputetin Veton Berisha, i cili tashmë është në NISMA, ne do të mundohemi të punojmë për komunitetet tona”.

“Ne jemi duke pritur nëse deputetin Etem Arifi do të dalë nga burgu, do të mundohemi ta marrim edhe atë në këtë grup parlamentar”.

Deputetja nga komuniteti boshnjak ka theksuar se do të punojë më shumë për komunitetin e saj.

“Unë si deputete boshnjake, jam e kënaqur me Qeverinë dhe ajo ka punuar për komunitetin boshnjak. Jam duke pritur edhe miratimin e buxhetit, aty mendoj se mund të marrim diçka për komunitetin tim. Tani për tani jam e kënaqur”, ka thënë Balje.

Më Shumë

Në Prizren regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i...

Xhaka që tani po mendon për sfidën e kthimit me Benfican

Granit Xhaka thotë se Arsenali do të japë gjithçka në sfidën e kthimit për të kaluar në rundin tjetër të Europa League. “Topçinjtë” barazuan 1-1...

“E rrezikshme”, Tayna provokon ndjekësit

Këngëtarja shpesh shfaqet provokative me paraqitjet e saj. E veshur me një xhaketë ngjyra bardh dhe zi, Tayna i ka dhënë gjithë vëmendjen gjoksit të...

Championsi vazhdon sonte më dy sfida të ‘nxehta’

Champions League vazhdon sonte me dy super përballje në kuadër të fazës së eliminimit. Skuadra italiane, Atalanta do t’i bej ‘konak’ gjigantit spanjoll, Real Madridit,...

Prizren, u mbajt gara “Olimpiada Matematike”

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), sot ka organizuar mbajtjen e garave "Olimpiada Matematike" në nivel komune me nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta,...

Motër e vëlla gjenden në Prizren, mësohet arsyeja e daljes nga shtëpia

Një prind nga fshati Vranjak i Rahovecit i ka raportuar si të zhdukur në polici djalin dhe vajzën e tij. Fëmijët e moshës 13 dhe...

Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën të përgatitur...

Trashëgimia kulturore në Prizren vazhdon të përballet me sfida të shumta

Asetet e trashëgimisë kulturore në Prizren prej vitesh përballen me sfida të shumta, veçmas sa i përket ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të tyre. Të...

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës  ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi në kërkim. Personi i kërkuar është Ramadan (Feriz) Sopaj i lindur me 03.05.1955 n?...

Marku i papërmbajtshëm, fiton ndaj Charlton

Florian Marku ka arritur ta fitojë meçin ndaj Rylan Charlton në eventin e sotëm në boks. Boksieri shqiptar arriti që me goditjet e tij të...

Prezantohet si sigurim i Kuvendit dhe ia merr gati 3 mijë euro prizrenasit për ta nxjerr nga burgu, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren, meqenëse i njejti duke thënë se punon në sigurim të Kuvendit të Kosovës e kishte...

Katër të arrestuar nga aksioni te Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, janë arrestuar në aksionin e sotëm të policisë...

Mustafa: LDK-ja u ndëshkua pse prishi koalicionin me VV-në, do ta prishja edhe sot

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka folur për kohën e tij në...

Shtyhet sërish seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës së Prizrenit

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar përsëri seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili...

Quni për largimin e Vjosa Osmanit: Jo që na ka lënë shenjë, por na ka përgjysmu

Anton Quni i LDK’së e ka komentuar largimin e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike në emisionin ‘Pressing’ në T7. Quni...

Prizren: Ish-inspektori i akuzuar për korrupsion mungon në seancë, shtyhet gjykimi për 30 prill

Ka dështuar seanca ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Seanca ishte e paraparë...

Lajmet e Fundit