8.2 C
Prizren
E premte, 5 Dhjetor, 2025

Ballanicës së Malishevës i pengon emri i dëshmorit!

Tabela e rrugës në fshatin Ballanicë të Malishevës nuk ka qëndruar gjatë. Ajo është hequr nga banorët e këtij fshati.

Arsyeja e heqjes është skandaloz. Banorët nuk duan që rruga e tyre të mbajë emrin e dëshmorit, Agim Elshani-Malisheva.
Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kryetari Malishevës Ragip Begaj, ka caktuar një takim me banorët e fshatit, për të diskutuar rreth heqjes së tabelës së rrugës, që mban emrin e dëshmorit.

“Kryetari ka caktuar një takim me banorët për të parë se heqja e tabelës a është bërë nga individ, apo nga Kryesia e fshatit”, tregon burimi për “PrizrenPress”
Ndërkaq, bashkëluftëtarët e Agimit, e kanë quajtur të ulët veprimin e heqjes së tabelës.

“Është shumë i ulët veprimi i banorëve të fshatit Bellanicë, të cilët larguan tabelën e rrugës me emërimin e dëshmorit të kombit Agim Elshani e cila fillon nga xhamia e Bellanicës dhe vazhdon deri në fshatin Ngucat”, thotë veterani i UÇK-së, Milazim Elshani
Sipas tij, Agimi nuk është vetëm i fshatit të tij, Ngucat.

“Agimi është i Kosovës, Preshevës, Medvegjës , Bujanofcit dhe trojeve tjera shqiptare”.

Ai thotë se Agimi luftoi edhe për lirinë e banorëve të Bellanicës.

“Disa metra rrugë nuk duhet t’i pengojë bartja e emrit të dëshmorit”.

Projekti për emërimin e rrugëve është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

“Mendoj që ekzistojnë rrugë ligjore të cilat merren me parregullsi, por ky veprim i ngutshëm dhe qyqarë nuk i bën nder askujt, përkundrazi lëndon familjen dhe bashkëluftëtarët”.

Elshani thotë se nëse tabela e rrugës me emrin e dëshmorit nuk kthehet në mënyrë ligjore, atëherë bashkëluftëtarët e Agimit, do të vendosin sërish atë në vendin ku ka qenë.

“Bashkëluftëtarët e Agimit nuk do të rrinë duarkryq”,paralajmëron ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova e nis me fitore parakualifikueset e EuroBasket 2029, mposht Shqipërinë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në udhëtim te Shqipëria, në kuadër të parakualifikuesve për “Euro basket 2029”. “Dardanët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të...

S’lejohet që Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, i pranohen pesë dëshmitë me shkrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim që dëshmitarin Bislim Zyrapi të mos lejohet që mbrojtja e Hashim Thaçit ta...

Lajmet e Fundit