Ballkani gjunjëzoi Llapin në ‘Zahir Pajaziti’

Skuadra e Ballkanit po tregohet e fortë në ketë kampionat, pasi sot e mposhti Llapin me rezultat bindës 1-3.

Vetëm në pjesën e parë, Llapi arriti të mbahet. Gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Emini i vendasve e pengoi Prekazin dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Mirlind Daku, i cili realizoi golin e shtatë personal. Pas një ore lojë, Daku doli edhe një herë në skenë dhe realizon për 0-2, kurse Daku mori pjesë edhe në golin e tretë ku e shërbeu për mrekulli Blend Baftiu. Ndërsa Arbnor Ramadani realizoi golin e nderit për Llapin nga gjuajtja e lirë.

Llapi në tri ndeshjet e zhvilluara regjistroi tri humbje, kurse Ballkani e merr kryesimin me dhjetë pikë të grumbulluara./Epoka e re/

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit