8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Ballkani për t’u marrë shembull, fillon dezinfektimin në stadium

Klubi i futbollit Ballkani është për t’u marrë shembull nga klubet tjera kosovare, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, therandasit kanë nisur ta dezinfektojnë sot stadiumin e tyre pas rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Së fundmi, Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që ndeshjet e IPKO Superligës të luhen pa tifozë.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka këshilluar klubet t’i dezinfektojnë ambientet ku qëndrojnë lojtarët dhe stafet, mbi të gjitha zhveshtoret.

Ballkani përmes rrjeteve sociale e ka bërë një postim, ku shihen punëtorët duke i dezinfektuar ambientet e klubit.

“FC Ballkani është shtëpi e madhe dhe ka zot shtëpie. Shëndeti është primar”, shkruan në postimin e Ballkanit.

Veprimin e klubit e ka përshëndetur edhe trajneri Ismet Munishi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fc Ballkani tregon kulture te lart dhe pergjegjeso te madhe ndaj lojtareve stafit dhe kundershtarve . Dezinfekton fushen dhe ambientet e zhveshjes”, ka shkruar trajneri i njohur kosovar. /Gazeta Express/

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit