Ballkani-Slavia/ Interesim i madh nga tifozët, kaq bileta kanë mbetur në shitje

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen vendimtare në këtë kampanjë historike në Ligën e Konferencës, raporton FrontOnline.

Skuadra e Ilir Dajës do të përballet me Slavia Pragën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot (e enjte).

Ndeshja në fjalë i takon fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ballkani hyn në këtë ndeshje pas humbjes së hidhur 1:2 nga Sivasspori më 13 tetor në këtë grup dhe barazimit 1:1 me Dukagjinin e Klinës në fundjavë.

Demokracia bazuar në  për blerjen online të biletave të këtij takimi, raporton se në treg kanë mbetur rreth 986 bileta, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Më së shumti bileta të lira në treg ndodhen në sektorin V3 me 225 bileta të lira.

Ballkani më 21 tetor njoftoi se biletat për ndeshjen kundër Slavia Prahës do të blihen përmes platformës online.

Çmimet e biletave nisën nga 2 euro në sektorët Veri dhe Jug, duke vazhduar me 5 euro në Lindje, 10 euro në Perëndim, ndërsa për zonën VIP bileta kushton 40 euro.

Suharekasit kanë edhe dy ndeshje të mbetura në grupin G, ku duhet me patjetër të fitojnë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

Një kualifikim eventual do të ishte më se historik për futbollin e Kosovës.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit