Balotelli: Interi është favorit për ‘Scudetto’

Sulmuesi i Adane Demirspor, Mario Balotelli, ka folur në lidhje me garën për titullin në Serinë A. “Mes Juves, Napolit e Milanit është një sfidë e bukur për të arritur i dyti.

Për mua këto skuadra nuk e arrijnë dot Interin”, ka deklaruar Balotelli. “Nëse do ta kapnin e parakalonin skuadrën e Inzaghit do të ishte bukur, por për momentin skuadra e Interit më duket më superiore se të tjerat. Gjithsesi, të flasësh për titullin kampion që në nëntor është paksa e ndërlikuar”, u shpreh Balotelli.

 

Ai ka folur edhe për Marcus Thuram, sulmuesin e ri të Interit, që vendosi ndeshjen e fundit ndaj Romës, lojtarin që zuri vendin e Lukakut.

“Nuk është e vërtetë që sulmi i Juventusit është më i mirë se ai i Interit. Kam luajtur me Thuram kur ishte më i ri dhe nuk ishte kaq i fortë sa është sot. Është përmirësuar ndjeshëm. Nëse do të bëja një krahasim mes Lukakut dhe Thuramit do t’i zgjidhja këtë të fundit për sa i përket talentit dhe aftësisë në fushë”, ka shtuar Balotelli.

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit