17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Ban Ki Moon shpreh shqetësimin për të pagjeturit

ban kimunDerisa anëtarët e familjeve të personave të pagjetur tash katërmbëdhjetë vjet pas luftës vazhdojnë të shfaqin shqetësimet e tyre, UNMIK-u, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ka vazhduar përpjekjet për të mbështetur dhe inkurajuar progresin për gjetjen dhe zbardhjen e fatit të tyre.

Në raportin e tij të fundit për zhvillimet në Kosovë ai thotë se lidhur me këtë çështje si një plagë e rëndë e trashëgimisë së luftës, EULEX-i ka kryer këtë vit 30 operacione në terren në Pejë, Mitrovicë, Suharekë, Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Skenderaj.

“Janë gjetur eshtrat e 18 personave. Ka ende edhe 1,726 persona që evidencohen si të zhdukur nga konflikti i Kosovës”, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm. Më tej ai nënvizon se ‘mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare dhe angazhimi i saj në Kosovë mbetet thelbësor, shkruan RTK

Raporti i Sekretarit Ban përmend edhe takimin e Grupit punues për personat e pagjetur ku Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u kishte bërë thirrje të gjitha autoriteteve për të dhënë informacionet më të reja.

“Në trashëgimitë e pazgjidhura të konfliktit duhet të mbeten prioritete kyçe edhe rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur si dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës,” thekson Ban në raport. Shefi i Kombeve të Bashkuara u bënë thirrje të gjitha palëve që ‘të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të përshpejtuar përparimin në këto fusha.

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Lajmet e Fundit